Futboll

Lëvizje e papritur e Bajernit në merkato, arrin akordin me mbrojtësin e PSG-së

Gazeta Si – Bajern Mynih po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar të paktën një mbrojtës klasi në merkaton e dimrit. Emri i parë në listën e bavarezëve ishte ai i Erik Dajer, anglezit që pëlqehet nga trajneri Tomas Tuhel.

Tashmë një tjetër emër ka marrë vëmendje, madje shtypi bën me dije se edhe një akord mes klubit gjerman dhe lojtarit. Bëhet fjalë për Nordi Mukiele të PSG-së. Drejtuesit e Bajernit kanë bindur lojtarin e ri, por tashmë duhet të arrijnë edhe një marrëveshje me klubin francez.

Mikiele kaloi te PSG në vitin 2022, kur klubi parisien pagoi 12 milionë euro në arkat e Lajpcigut. Mbrojtësi 26-vjeçar, që më parë ka luajtur në Bundesligë, shihet si një nga profilet më interesantë nga Bajerni, ndaj dhe ka avancuar me bisedimet.

Tani mbetet të mësohet qëndrimi i PSG-së për këtë çështje dhe shifrat e transferimit të mundshëm të Mukiele te gjigantët e futbollit gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë