Sport

Lëv vazhdon me Gjermaninë

Eleminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës, “Rusi 2018” që në fazën e grupeve ka qenë një goditje shumë e rëndë për ekipin, i cili vetëm katër vite më parë e fitoi këtë trofe. Skuadra gjermane besohet se tashmë është në prag të një revolucioni të vërtetë dhe për disa ditë është përfolur për ndryshime të mëdha tek “pancerat”. Që nga dita e humbjes me Japoninë, Joakim Lëv ka marrë disa ditë kohë që të mendohet çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Por sipas gazetës gjermane, “Sport Bild”, strategu gjeramn tanimë e ka marrë vendimin e tij. Ai do të vijojë të qëndrojë në stolin e Gjermanisë edhe për të paktën fushatën eleminatore të kampionatit europian 2020.  Kontrata aktuale e Lëv parashikon qëndrimin e tij në krye të Gjermanisë, deri në fund të kampionatit europian. Sipas të përditëshmes gjermane, Lëv ka biseduar me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit, duke rënë dakord që të vijojë ta drejtojë skuadrën edhe për të paktën dy  vitet e ardhshme.

Fotografi ilustruese- Joachim Loew  dhe Reinhard Grindel

Besohet se një ndikim të madh në këtë vendim të Lëv ka qenë sjellja e presidentit të Federatës gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, i cili shprehu besim absolut në aftësitë e Lëv edhe pas atij eleminimi dramatik.

“Ne kemi rënë dakord me kryesinë e federatës për të bërë një analizë paraprake gjatë javës së ardhshme. Unë gjithashtu pres që trajneri të flas mbi të ardhmen e tij”, ka shkruar në twitter vetëm 4 ditë më parë Reinhard Grindel.

Joakim Lëv ka më shumë se 12 vite në drejtimin e kombëtarës së Gjermanisë, duke pasuar në këtë rol Jurgen Klisman. Ai është një nga trajnerët më jetëgjatë të kësaj kombëtareje dhe në drejtimin e tij, Gjermania përveç Kupës së Botës, ka marrë edhe një seri rezultatesh shumë pozitive në kampionatet botërorë dhe europianë.

Me zgjatjen e kontratës deri në 2022, Lëv do të vazhdonte me çdo rast, pavarësisht nga rezultati i turneut. Lëv ndihet i lidhur me këtë fjalë, veçanërisht kur Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, kishte shprehur besimin e tij natën pas humbjes kundër Koresë së Jugut në fluturimin e kthimit në Moskë. Ky gjest ndikoi gjithashtu pozitivisht në vendimin e tij.

 

Më Shumë