Një mbledhje e kryesisë së DFB (federata gjermane e futbollit) mund të vendosë ende në diskutim të ardhmen e Joakim Lëv (Joachim Loew) në krye të kombëtares së Gjermanisë. Sipas asaj që bën të ditur “Bild” ka një ndarje frontesh mes drejtuesve mbi zgjedhjen për të vazhduar me teknikun aktual, me vetëm Oliver Bierhoff, drejtori i kombëtareve, që ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Loew. Ndërkohë, në një sondazh të periodikes “Kicker”, 90% e personave që kanë shprehur opinionin e tyre, nuk e duan më teknikun aktual në krye të Kombëtares gjermane.
Shpëtimi i Lëv mund të vijë nga të tjerë faktorë. I pari është mungesa e një zëvendësuesi të nivelit të lartë të gatshëm të futet menjëherë në lojë. Klopp e Flick, kandidatët në pole position, janë të kënaqur në krye të Liverpool e Bayern Mynih, ndërsa Rangnick, që është i lirë menjëherë, nuk i bind plotësisht. Faktori i dytë që mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Loew është fakti që Gjermania, në më shumë se 100 vjet, ka patur vetëm 10 trajnerë e se çdo ndryshim pankine ka ardhur pas paraqitjeve të shëmtuara në kupa bote apo europian. Vetëm se askush, në këtë pikë, nuk është i gatshëm të vërë bast mbi të ardhmen e tij në krye të Gjermanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.