Para

“Letrat e Pandorës”, Italia humbi 12.4 miliard taksa në një vit

Rasti i "dokumenteve të Pandorës", domethënë ekzistencës së arkitekturave financiare që lejojnë kompanitë dhe individët të paguajnë më pak taksa nga sa duhet, ka risjellë në vëmendje një dilemë të cilës nuk i është gjetur ende zgjidhje deri më tani: e ashtuquajtura  "shmangie nga taksat".

Mekanizma krejtësisht ligjorë që, kur përkthehen në realitet, shkaktojnë pabarazi dhe humbje të mëdha të të ardhurave për shumë shtete.

Shtete që aplikojnë tatim "dashamirës" ndaj atyre që transferojnë qoftë edhe zyrtarisht vendbanimin e tyre në territorin e tyre. Si rezultat i këtij defekti, të gjitha vendet paguajnë një çmim të lartë. Përfshi edhe Italinë. Por sa?

Rrjeti i Drejtësisë Tatimore është një OJQ me qendër në Londër që monitoron këtë fenomen.

Raporti i tij i fundit tregon se "parajsat tatimore" vodhën fitime prej 427 miliardë dollarë nga vendet e tjera në një vit.

Italia ka humbur taksa në vlerën e 12.4 miliardë dollarëve si pasojë e këtij mekanizimi, prej të cilave mbi 8 miliardë u grumbulluan nga kompanitë, pjesa tjetër nga individët privatë.

Ndërkohë rrjeti me bazë në Londër  ka hartuar renditjen e vendeve më tërheqëse për “parajsat tatimore”, bazuar në një sërë parametrash (norma të ulëta, konfidencialitet, lehtësira për vendbanim).

Në vendin e parë janë Ishujt Kajman (me 70 miliardë) të ndjekur nga Britania e Madhe (me 42 miliardë), me pas Holanda dhe Luksemburgu.

Përshtati në shqip; Gazeta “Si”  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë