Art dhe Kulture

Letrat e Ian Fleming për të shoqen zbulojnë lindjen e James Bond

Nga marrëdhënia e tyre, e përbërë nga një pasion dërrmues, tradhti dhe xhelozi, lindi një personazh kulti: James Bond. Pena e Ian Fleming, babai i agjentit 007, u ndikua fuqimisht nga marrëdhënia me gruan e tij, Ann. Dëshmi për këtë janë më shumë se 160 letra të shkruara nga çifti për një periudhë 20-vjeçare, të hedhura në ankand nga ‘Sotheby's’. Në këto letra zbulohen fragmente që çuan në krijimin e personazhit, por jo vetëm: dalin në pah edhe thashethemet e kohës, këndvështrimi i shkrimtarit mbi shoqërinë e asaj kohe dhe fijen që e lidhi me Ann.
Pikërisht marrëdhënia me gruan e tij është një nga pikat më interesante të letrave: të dy kishin një marrëdhënie të stuhishme me tipare sadomazokiste. Ai i shkruante asaj: “Më pëlqen të të rrah, të të shtrydh dhe të të tërheq flokët e zinj”, dhe ajo i përgjigjej: “Unë të dëshiroj edhe nëse më rreh sepse më pëlqen të lëndohem nga ti e të puthem më pas prej teje”.

Aktorët që luajtën James Bond, në qendër Ian Fleming

Ann Fleming ishte një aristokrate dhe u martua me burra të pasur. Burri i saj i parë ishte Shane O’Neill, baroni i tretë O’Neill. Pas vdekjes së tij, në një aksion ushtarak në vitin 1944, ajo u martua me manjatin e gazetës Esmond Harmsëorth. Gjatë të dyja martesave, ajo dhe Fleming ishin dashnorë, një marrëdhënie e fortë, plot pasion dhe tradhti nga ana tjetër. Sa i përket Esmondit, në një letër Ann i shkruan Flemingut: “Unë do të doja që një zanë të vinte me shkop dhe të bënte gjithçka siç duhet, t’i jepte Esmondit një grua të përsosur dhe të më fuste në shtratin tënd me një kamxhik në dorë në mënyrë që të të mbante të edukuar për dyzet vjet”.
Në vitin 1948 Ann mbeti shtatzënë me Fleming dhe lindi një fëmijë, i cili erdhi në jetë një muaj para dhe jetoi vetëm tetë orë. Nga koleksioni deri në ankand, shfaqet një aspekt dhe një pamje e ëmbël e Ian Fleming: një letër e trishtuar e shkruar menjëherë pasi luajti golf me Rothermere, burrin e tradhtuar të Ann. “Nuk di çfarë të të them për të të ngushëlluar, - shkruan Fleming, - pas gjithë këtij mundimi dhe dhimbja është e hidhur. Unë vetëm mund t'ju dërgoj krahët, dashurinë time dhe të gjitha lutjet e mia”.

Ian Fleming dhe bashkëshortja Ann

Ian Fleming ishte gjithashtu shumë xheloz për Ann: “Nuk ka asnjë njeri tjetër në jetën time, ndërsa në jetën tënde ka një turmë”, i shkroi ai asaj. Ai mendonte se e kishte identifikuar problemin mes tyre: “Unë ju kam zili për jetën tuaj të ahengjeve dhe ju më keni zili për argëtimin që mendoni se vjen nga librat e mi. Në vend të kësaj unë jam i dëshpëruar, unë jam si një bishë e mbyllur në kafaz dhe nuk ka asgjë që mund të bëj. Ne jemi duke e bërë njëri-tjetrin aq keq, sa jeta ime është bërë e padurueshme ”.
Gabriel Heaton, specialist librash dhe dorëshkrimesh në shtëpinë e ankandit ‘Sotheby’, është i bindur se James Bond ishte një produkt i marrëdhënies së tyre: “Nuk është rastësi që Ian shkroi romanin e tij të parë Bond në të njëjtin vit që ata u martuan, si një prizë për libidon dhe imagjinatën e tij, dhe në përpjekje për të fituar para për një grua që ishte mësuar të ishte e pasur pa kujdes - shton eksperti i cituar nga “Guardian” dhe “Telegraf”. - Shumë më tepër sesa letra dashurie, kjo korrespondencë gjurmon ngritjen meteorike të Bond dhe pikturon një imazh të gjallë të shoqërisë së lartë që jeton në botën e pasluftës”.
160 letrat, të vlerësuara në mes 200 dhe 300 mijë paund, u shitën në ankand nga Fionn Morgan, vajza e Ann dhe Lord Shane O’Neill. Bëhet fjalë për 500 faqe të shtypura ose të shkruara me dorë: dy nga letrat e Ann drejtuar Ian Fleming janë shkruar në anën e pasme të një karte loje të lezetshme dhe një tabelë të temperaturës së trupit të një spitali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë