Politike

Letra zyrtare/ Holanda i thotë “Jo” negociatave me Shqipërinë

Kryeministri holandez Mark Rutte, i ka dërguar një letër Parlamentit Euripian ku thekson se hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është e parakohshme, pasi sipas qeverisë holandeze Tirana nuk ka përmbushur kushtet e nevojshme në fushën e sundimit të ligjit.Ky duket të jetë edhe qëndrimi zyrtar i Holandës.

Kjo letër vjen vetëm dy javë përpara vendimit të Këshillit të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të cilën Holanda thotë se ka bërë përparime të konsiderueshme. Por kabineti i zotit Rutte ka konfirmuar edhe njëherë se vendi i tij është kundër hapjes së bisedimeve të anëtarësimit më vendin tonë, duke kërkuar rezultate të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar.

“Këshilli i BE-së përcaktoi më më 26 qershor të vitit 2018 se Shqipëria duhet të zbatojnë reformat për sundimit të ligjit përpara se negociatat e pranimit të mund të hapen. Tirana duhej të konsolidonte reformat gjyqësore dhe të jepte rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thekson Rutte në letrën e tij, duke shtuar se kabineti i tij përshëndet hapat që Shqipëria ka ndërmarrë tashmë me Vettingun dhe rritjen e operacioneve policore si dhe dënimin e disa kriminelëve.

Mark Rutte


“Por Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Struktura speciale Anti-korrupsion dhe krimit të organizuar (SPAK) duhet së pari të jetë operacionale dhe Shqipëria duhet të ndërtojë një rekord bindës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Por fillimi i negociatave në këto moment do të ishte i parakohshëm”, shkruan qeveria holandeze në letrën e saj.

Holanda thekson më tej se jo të gjitha Shtetet Anëtare e kanë marrë vendimin përfundimtar, por një shumicë e madhe është për hapjen e negociatave të pranimit si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut,

“Shumë shtete deklaruan se duan të përshpejtojnë procesin e zgjerimit në mënyrë që
ruhet vrulli i reformave ligjore, duke thënë se BE-ja mund të projektojë vlerat dhe normat e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto shtete anëtare vunë në dukje fuqinë transformuese të procesit të zgjerimit. Sipas këtyre shteteve anëtare, BE-ja duhet të përmbushë premtimet e saj; Maqedonia Veriore dhe Shqipëria bënë të njëjtën gjë,”, thekson qeveria holandeze.

Mark Rutte dhe Merkel

Ajo hedh dritë në letrën e saj mbi qëndrimin e shumë prej vendeve anëtarë, të cilat nuk duan që Shqipëria të shkëputet nga Maqedonia e Veriut. Qeveria holandeze ndalet edhe tek kushtet e Bundestangut gjerman ndaj Shqipërisë

“Këto vende anëtare thonë se bëhet fjalë vetëm për fillimin e një procesi të gjatë - dhe jo
për pranimin efektiv”, shkruan kryeministri Rute. "Ndërkohë edhe Bundestangu Gjerman u pajtuan se qeveria gjermane flet për hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore, dukje patur një vëmendje të vazhdueshme në progresin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç kësaj, Bundestagu u pajtua se qeveria gjermane flet për hapjen e negociatave me Shqipërinë me kusht që të plotësohen kritere shtesë. Këto kushte kërkojnë ndër të tjera funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese si dhe zbatimi i reformave zgjedhore. Për më tepër, Bundestag kërkon përparim të mëtutjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni në të gjitha nivelet para hapjes së kapitujve të parë në negociatat e pranimit me Shqipërinë”, përfundon qeveria gjermane në letrën e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë