Libra

Letërsinë Botërore mësojeni në hartë. Kush e përfaqëson Shqipërinë?

Ide jo krejt e re, por shumë interesante ajo e Backforward24 ( pseudonim i autorit), që ka realizuar një hartë të letërsisë së botës. Çdo shtet përfaqësohet përmes ballinës së librit që, sipas autorit, përfaqëson më së miri kulturën e kombit. Natyrisht, zgjedhjet e autorit janë subjektive dhe nuk miratohen nga të gjithë, por pikërisht për këtë përzgjedhje ka ngjallur debat. Harta e Backforward24 shtyn në fakt drejt reflektimit se cila janë veprat më përfaqësuese të një populli e një kombi. Shqipëria vjen e përfaqësuar padyshim nga shkrimtari Ismail Kadare dhe romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.

Debate përtej letërsisë

Nuk kanë munguar komentet dhe mospëlqimet në listën e publikuar nga Backforward 24, i cili ka harruar të përfshijë disa vende në hartën e tij letrare. “Qiproja është shumë e vogël që ta përfshije? A nuk mund të përmendësh një titull? Mund të ishte limonë të hidhur”, shkruan një komentues, ndërsa shumë pakënaqësi vijnë nga Ballkani dhe keqpërfqësimi sipas shumë komentuesve për vendet e ish-Jugosllavisë.
Shumë mendojnë se Bosnja duhej të përfaqësohej me “Ura mbi Drin” kronika e jetëve të grupeve etnike që banonin vendin nga njëra anë e urës, që i dha autorit Ivo Andriç edhe Nobelin e Letërsisë. Të njëjtin libër dhe autor pretendojnë edhe serbët, të pakënaqur e zgjedhjen e “Fjalori i Kazarëve”, i cili sipas komentuesve në faqen Reddit, nuk është aq popullor.

Në vend të ditarit të Zlatas, boshnjakët zgjedhin “Vdekja dhe Dervishi” të Mesha Selimoviç, i përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Për Malin e zi, vendasit shohin më popullor Petar Petrovic Njegos “Zemërimi i Malit”. Edhe kroatët do të kishin preferuar “Kthimi i Filip Latinoviç” i Miroslav Krleza-s. Edhe grekët gjithashtu, megjithë rëndësinë që ka Iliada për letërsinë botërore, shohin Odiseas Elitis “Axion Esti” të shkruar në vitet ’50, pas Luftës së Dytë Botërore dhe luftës civile greke. “Nuk njoh grek të mos e ketë lexuar”, shkruan një prej komentuesve.
“Harta jote është e mahnitshme, urime! Por meqë ra fjala, mendoj se Franca duhet të përfaqësohet nga “Në Kërkim të Kohës së Humbur”, nga Prusti, është një nga veprat më me ndikim në letërsinë universale”, komenton dikush.


Çuditërisht pakënaqësi vijnë edhe nga Rusia me "Lufta dhe Paqja", duke e cilësuar si libër të mërzitshëm, por megjithatë një serial i arrirë nga BBC, që ka përshtatur romanin e Tolstoit në ekran. Kur vjen fjala tek klasikët, amerikanët nuk e shohin veprën e Harper Lee si ndër klasiket e letërsisë amerikane, duke marrë referenca Homerin në Greqi dhe Danten, në Itali.

Të tjerë mendojnë se Mbretëria e Bashkuar do të duhej të ishte përfaqësuar me një nga veprat e Shekspirit, po ashtu Gjermania me “Faustin” e Gëtes, megjithëse saga e Budenbrukëve e Tomas Manit është një prej librave të famshëm që duhen lexuar në jetë. Komente të tjera kritike vijnë për mungesën e Palestinës në hartën letrare. Habi ka ngjallur edhe romani “I huaji” i shkrimtarit dhe filozofit francez Alber Kamy si përfaqësues i Algjerisë, megjithëse autori ka lindur në Algjeri dhe ngjarjet e romanit zhvillohen pikërisht atje.

Amerikat dhe Europa

Kanadaja:Ana Flokëkuqja
ShBA: Të vrasësh Zogun përqeshës
Meksika: Pedro Paramo
Guatemala: Burra prej misri
Belize: Qengji Beka
Honduras : Çunakët
El Salvador : Dhera të hidhur
Nikaragua : Atdheu nën lëkurë
Kosta Rika : Ishulli i burrave të vetmuar
Panama : Hëna e plotë
Kolumbi : 100 vjet vetmi
Venezuela : Dona Barbara
Guijana : Pallati i Fazanit
Surinam- Çmimi i Sheqerit
Guiana franceze : Flutura
Ekuadori : Fshatari
Brazil- Don Kazmurro
Peru- Vdekje në Ande
Bolivi : Raca e Bronztë
Paraguai : Unë, i Epërmi
Argjentinë : Fiksione
Kili : Shtëpia e Shpirtrave
Uruguai : Futboll në diell dhe hije
Kuba : Gjiri i Havanës
Haiti : Frymë, Sy, Kujtesë
Republika Domenikane : Jeta e mrekullueshme e Oscar Wao-s
Bahamas : Masa e një burri
Xhamajkë- Histori i shkurtër e shtatë vrasjeve
Porto Riko : Kur isha portorikani Leeser
Antile : I gjeri det Sargaso


Groenlandë : Ishuj, universi, shtëpia
Norvegji : Uria
Islandë : Qyteti glob
Suedi : Saga e Gosta Berlingut
Finlandë : Ushtari i panjohur
Danimarkë : Ndjenja për dëborë
Letoni : Në hijen e vdekjeve
Estoni : Drejtësi dhe e vërtetë
Lituani : Delja e Zezë


Bjellorusi : Zëra nga Çernobili
Ukrainë : Vdekja dhe pinguini
Moldavi : Edukim siberian
Rumani : Pylli i të varurve
Bullgari : Nën Zgjedhë
Poloni : Pan Tadeusz
Gjermani : Budenbrukët
Holandë- Zbulimi i Parajsës
Belgjikë : Pikëllimi i Belgjikës
Luksemburg : në Realitet: poema të zgjedhura
Britani: Shpresa të mëdha


Irlandë- Uliksi
Çeki : Ushtar i mirë
Sllovaki : Lumenjtë e Babilonisë
Francë : Konti i Monte Kristos
Spanjë : Don Kishoti
Portugali : Baltazari dhe Blimunda
Austri : Njeriu pa Cilësi
Zvicër : Heidi


Itali : Komedia Hyjnore
Slloveni : Alamut
Kroaci : Kafe Europa
Hungari : Eklipsi i gjysmëhënës
Bosnje dhe Hercegovina- Ditari i Zlatas
Serbi- Fjalori i Kazarëve
Mal i Zi : Mali i Zi: Një roman
Shqipëria : Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur
Maqedoni : E motra e Frojdit
Greqi : Iliada
Rusi: Lufta dhe Paqja

Azia dhe Australia


Turqi : Unë jam e kuqja
Gjeorgji : Kalorësi me lëkurë pantere
Armeni: I marri
Azerbajxhan, Iran, Irak : Ekspozita e kufomave dhe të tjera rrëfenja
Siria : Ana e errët e dashurisë
Liban : Hakawati
Izrael: Mëngjese në Jenin
Kuvajt : Një hartë e shtëpisë
Emiratet e Bashkuara Arabe: Peshku i rërës
Arabi Saudite : Qytetet e kripës
Katar: Urgjenca e Katarit
Jemen: Pengu
Oman : Breshka e Omanit
Kazakistan- Libri i Fjalëve
Turkmenistan: Rrëfenja e Ajupit
Uzbekistan : Të ndjekësh detin
Kirgistan : Xhemilja
Taxhikistan: Hurramabad
Afganistan: Gjuetari i Balonave
Pakistan- Fundamentalisti ngurrues
Nepal : Kafeneja Palpasa
Indi: Zoti i Gjërave të Vogla
Butan: Rrethi i Karmës
Bangladesh: Një Epokë e Artë
Burma: Buzëqesh ndërsa ata përkulen
Laos: Në anën tjetër të Syrit
Tajlandë: Katër Mbretëritë
Vietnam: Pikëllimet e luftës
Kamboxhia: Në fillim më vranë familjen
Tajvan: Ishulli i Gjelbër
Sri Lanka: Fantazma e Anilit
Mongoli: Qielli i Kaltër
Kore e Veriut: Akuariumet e Piongiangut


Kore e Jugut : Vegjetariania
Japoni : Kokoro
Kinë: Ëndrra e Dhomës së Kuqe
Malajzi: Kopshtet e Mjegullave të mbrëmjes
Brunei: Disa vajza
Indonezi: Toka e njerëzimit
Filipine: Noli Me Tangere
Timori Lindor : Teprica e guximit
Australi : Cloudstreet
Papua , Guine e Re: Vdekja e një Muruku
Vanuatu: Guri i Zi
Ishujt Solomon: Suremada
Fixhi: Rrëfenjat e Tikongëve
Zelandë e Re: Njerëzit kockë

Afrika


Kenia: Petale gjaku
Sudan : Lirika Rrugicash
Sudani jugor : Ata derdhën zjarr mbi ne nga Qielli: Historia e vërtetë e tre djemve të humbur nga Sudani
Somali: pemishtja e shpirtrave të humbur
Etiopi: Nën vështrimin e Luanit
Uganda: Kronika abisinie
Mozambik: Toka e somnambulëve


Zambia: Të shkarravisësh macen: udhëtime nga një ushtar afrikan
Madagaskar: Nga Nata
Republika Demokratike e Kongos: Antinjerëzit
Zimbabve: Shtëpia e Urisë
Botsvana: Agjencia Detektive e Zonjave nr.1
Namibia: I linduri i Diellit: Një roman namibian
Angola: Një Familje e Lavdishme
Kongo: Xhami i thyer
Gabon: Furia dhe Thirrmat e Grave
Kamerun: Plaku dhe medalja
Nigeri: Gjërat bien
Algjeri: I huaji
Gana: Gana duhet të shkojë
Tunizi: Shtylla e Kripës
Afrikë e Jugut: Turpi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë