Futboll

“L’Equipe” sulmon qeverinë franceze: Një vendim politik na la pa futboll

"Gjermania, Spanja, Anglia dhe Italia kanë votuar për rifillimin e sezonit futbollistik profesionist në vendet e tyre, ne kemi mbetur vetëm me një vendim politik dhe ekstremisht të diskutueshëm”. Ky është qëndrimi i gazetës prestigjioze franceze,

“L'Equipe”, një editorial që mban firmën e kryeredaktorit për futbollin, Vincent Duluc.
“L’Equipe” sulmon direkt kreun e qeverisë franceze, Edouard Philippe. "Nëse jeta rifillon ashtu siç të gjithë shpresojnë, nëse ky virus bastard do të zhduket gjatë verës që po vjen, mund të kthehemi gradualisht në kohët e mëparshme. Restorantet dhe baret do të hapen sërish, tani mund të udhëtojmë në gjithë vendin, madje mund edhe të ushtrohemi në palestër. Por nuk do të kemi të drejtën të organizojmë një ndeshje futbolli në stadium. Do të jemi i vetmi vend i madh europian që do ta vuajmë këtë vendim".

Faqja e parë e L'Equipe". Gazeta Si, 29 maj 2020

Në faqen e parë të gazetës së njohur franceze rreshtohen katër kampionatet e tjera më të forta të Europës, ai gjerman, spanjoll, italian dhe anglez, të cilët do të luhen. Pas zyrtarizimit të datës edhe nga Anglia e Italia për rifillimin e kampionateve, në Francë ka shpërthyer zemërimi, pasi javë më parë qeveria vendosi të mos zhvillohen aktivitetet sportive deri në gusht. Bota e futbollit në Francë ndihet shumë keq në këtë moment, çka e vërteton edhe titulli i faqes së parë të “L’Equipe”: “Comme des cons?” (Si idiotë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë