Futboll

Leo Mesi riniset aty ku e la, udhëheq Argjentinën në kualifikueset e Botërorit

Gazeta Si – Goli i kapitenit u ka dhënë fitoren kampionëve të Botës ndaj Ekuadorit. Fitore edhe për Kolumbinë, 1-0 ndaj Venezuelës, ndërsa Paraguai-Peru u mbull në barazim 0-0.

Kualifikueset e Botërorit 2026 në Amerikën e Jugut janë hapur me shenjën e Argjentinës kampione dhe Lionel Mesit. Goditja fituese e kapitenit në minutën e 78-të vlejti suksesin në ‘Monumental’ kundër Ekuadorit. Kampionët në fuqi marrin menjëherë kreun e klasifikimit, bashkë me Kolumbinë, që mundi Venezuelën me golin e Borre.

Mesi është rinisur aty ku e kishte lënë, në mënyrën më të mirë. Skaloni e nisi ndeshjen me Mesin, Lautaro Martinez dhe Niko Gonzalez në sulm. Kapiteni iu afrua golit në pjesën e parë, kurse Lautaro goditi shtyllën. Në fund erdhi goli i fitores me firmën e përhershme të Lionel Mesit me goditje dënimi. Publiku në delir për golin e “Pleshtit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë