Ka ndodhur

Lëkundje tërmeti gjatë natës në Elbasan

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është ndjerë gjat♪7 natës në vendin tonë.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka ndodhur në orën 03:39 të mëngjesit dhe ishte 18 km në jugperëndim të Përrenjasit, 23 km në veriperëndim të Pogradecit dhe 11 km në thellësi.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa zona, në kryeqytet dhe veçanërisht në zonën e Librazhdit.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë