Ka ndodhur

Lëkundje të forta tërmeti në Maqedoninë e Veriut, ndihen edhe në Shqipëri

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u dridh nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 km.

Mediat maqedonase thonë se epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës.

Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndier edhe në Shqipëri, në Tiranë, Dibër, Kukës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale e as njerëzore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë