Lajme

Lëkundet toka pranë Himarës, raportohet për dëme materiale

Lëkundje të forta të tokës u ndjenë në zonën e Himarës dhe rrethina rreth orës 17:50 minuta. Sipas Qendrës Mesdhetare të Monitorimit të Termeteve, tërmeti ishte me një magnitudë prej 4.1.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 4 kilometra në jug-lindje të qytetit të Himarës në një thellësi prej 2 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë të lehta në Sarandë dhe në një pjesë të fshatrave të bregdetit.

Nga raportimet flitet për dëme materiale dhe disa shtëpi të dëmtuara në fshatrat e thella të Vlorës, por fatmirësisht jo për persona të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë