Para

Leku i qëndrueshëm ndaj monedhave të huaja kryesore

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillimjave që përkon dhe me mbylljen e muajit gusht, Leku shënoi pozita të qëndrueshme ndaj monedhave të huaja kryesore.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet në të njëjtën vlerë sa në fundjavë, me 104.33 lekë. Ndërsa euro ka fituar lehtë 0.01 lekë dhe këmbehet sot në kuotën e 124.09 lekëve.
Në tregun valutor, Leku fitoi pikë sot ndaj frangës zvicerane dhe humbi në këmbim me paundin britanik, përkatësisht me 0.21 lekë dhe 0.24 lekë.
Monedha britanike këmbehet me 138.82 lekë dhe franga zvicerane këmbehet 115.37 lekë. /ATA


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë