Lajme

Leje ndërtimi të paligjshme, IKMT kallëzim penal për kreun e Bashkisë së Lezhës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kryetarin e Bashkisë, Fran Frokaj.
Kryetari i bashkisë së Lezhës akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Së bashku me kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit të Territorit, Sokol Toma.
IKMT thotë se të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare të Shëngjinit, objekte që nga vetë ky institucion (Inspektorati Mbrojtjes së Territorit) janë konstatuar të paligjshme.
Madje leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshëm nga IKMT.
Sipas IKMT këto veprime hapur në kundërshtim me ligjin, kanë cenuar rëndë interesin publik në këtë territor si dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.
IKMT shpreh vendosmërinë e saj, në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë