Lajme

Legalizime duke falsifikuar dokumentet, procedohen zyrtarët e Kadastrës Durrës

Aksioni anti informalitet është shtrirë sot edhe në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës. Policia njofton se ekonomisti, zv.drejtori dhe një specialist pranë kësaj drejtorie akuzohen se kishin dhënë lejë legalizimi duke falsifikuar dokumentet.

Këta tre zyrtarë akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet e dy shtetasve për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Për këto shkelje është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim zv.drejtori i Kadastrës Durrës,  A.J., 42 vjeç, si dhe specialisti me inicialet  F.R., 28 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë