Drejtësia

Lefter Koka lihet në burg, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për ndryshimin e masës së sigurisë

Gazeta Si - Kërkesa e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka për ndryshimin e masës së sigurisë nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë.

Vendimi është marrë më 6 tetor 2022, në të njëjtën ditë me atë të shpallur nga Gjykata e Posaçme, e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.

Por ashtu, Gjykata e Lartë ka rrëzuar edhe kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë të 3 zyrtarëve të tjerë të arrestuar për këtë çështje.

LEXO EDHE:
- Lefter Koka bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokatët: Nuk ka pse të jetë i penduar
- Lefter Koka, mbi 3 orë dëshmi para SPAK-ut: Kam zbatuar ligjin, kompanitë për Fierin nuk i njoh
- Si fitoi miliona Lefter Koka përmes kompanisë së vëllait. Të gjithë blenë sheqer, njëri prej tyre i pagoi qiranë ish-ministrit

Në këtë mënyrë, anëtarët e gjykatës nuk kanë pranuar rekursin e Lefter Kokës, Arenc Myrtezanit, dhe Pëllumb Abeshi, të cilët do vijojnë të qëndrojnë në burg të paktën deri në përfundim të hetimeve.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën mospranim të rekursit edhe për Etleva Kondin, për të cilën do vijojë masa e arrestit shtëpiak.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2022 me urdhër të SPAK, ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit.

Ndërkohë ish deputeti i PS, Alqi Bllako rifitoi një ditë më parë lirinë vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funksionarin socialist.

Ndaj ish-ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.

Sipas prokurorisë, ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.

Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.

Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë