Zhvilluam një intervistë me Lebron Xhejms vetëm pak orë, pasi Presidenti Donald Trump i fyeu intelektin arij në rrjetin social Twitter. Basketbollisti nuk është një fans i presidentit, por në këtë javë, ai filloi një fushatë për të ndërtuar një shkollë publike për fëmijët e rrezikuar në qytetin e tij të lindjes në Akron, Ohajio.
Do ishte mirë që të flisnim për “twitin” e presidentit, por unë preferoj biçikletat.
Dua të flas me James për një kohë të gjatë rreth çiklizmit. Lexuesit e këtij shkrimi e din që ylli i NBA pëlqen të ngas biçikletën dhe madje disa herë James është spiunuar duke udhëtuar në biçikletën e tij në terrene malore, dhe në verën e kaluar, ai është mikpritës shëtitje me biçikletë në Ohajo, shkruan Wall Strett Journal.

Javën e fundit hapja e shkollës, ishte ndoshta sinjali më domethënës, se çfarë do të thotë biçikleta për jetën e Lebron Xhejms. Në lajmërimin e mbajtjes së premtimit për hapjen e shkollës, e cila do të mbajë 240 student, fondacioni i familjes së Lebron Xhejms, i ka mundësuar nga një biçikletë dhe një helmetë të gjithë studentëve.
Ishte një gjest shumë impresionues që të linte hapësirë për të mësuar akoma dhe më shumë
“Çdo gjë që unë bëjë ka si burim fëmijërinë dhe adoleshencën time, që unë mendoj se më kë ndihmuar shumë në suksesin tim”, tha Lebron Xhejms.
“Biçikleta për mua ishte mënyra e vetme për të lëvizur nëpër qytet. Nëse unë doja të takoja ndonjë prej miqve apo shokëve të mi, të shkoja në shkollë, të luaja basketboll dhe çdo gjë tjetër, biçikleta ishte mjeti me të cilën unë bëja çdo gjë”, tha Xhejms.
Biçikleta gjithashtu është edhe një simbol i lirisë dhe pavarësisë shtoi më tej Lebron Xhejms në intervistën e tij.

“Me shokët e mi, kur në hipnim në biçikleta nuk mendonim asgjë tjetër veçse ta ngisnim atë”, tha ai. “Kishte raste kur ne humbisnim, për shkak se shkonim shumë larg. Por edhe kjo kishte brenda atë ndjenjën e kënaqësisë, kur shkëputeshe nga realiteti. Kur ne ishin në biçikleta nuk kishte asgjë që mund të na ndalonte ne. Na dukej sikur ishim në majën e botës. Ishte si një mënyrë jetese. Nëse ti kishe një biçikletë, ti mund të ishe i lirë”, ka vijuar të tregojë Xhejms .
Edhe pse i lidhur shumë me biçikletën, Lebron Xhejms nuk e mban mend herën e parë që ai hipi në biçikletë.
“Do doja shumë ta mbaja mend, por për fat të keq nuk e mbaj mend. Më pëlqenin shumë biçikletat e tipit mongozë, i dashuroja ato në fakt. Kishte shumë kodra në Akron, ku në zakonisht shkonim për të bërë gara me biçikleta. Por më e veçanta ishte ajo që ne e quanim kodra lindore, e cila ishte shumë e përshtatshme, por për të shkuar atje duhej shumë kohë”, ka treguar më tej basketbollisti i njohur.
Duke u rritur, Xhejms tregon se filloi ta praktikonte çiklizmin si një mjet për të mbajtur në formë trupin. Kjo gjë vazhdoi edhe gjatë kohës kur ai luante në NBA.
Mbase tifozët e NBA nuk i kanë harruar pamjet e Lebron Xhejms duke pedaluar për të shkuar në “American Airlines Arena”, kur luante me Miami Heat. Madje kur ishte në Miami, Lebron Xhejms bashke me shokun e tij të skuadrës, Duejn Uejd morën pjesë në një garë masive çiklistësh amator.
Garazhi i Lebron Xhejms ka shumë biçikleta dhe të të llojeve të ndryshme. Lebron Xhejms ka ndërmend që aventurën e tij me biçikletën ta vazhdojë edhe në Los Angeles, ku është transferuar gjatë kësaj vere për të luajtur me “Lakers”.

“Mesa kam parë deri më tani, këtu në Los Angeles ka shumë pak rrugë për biçikleta. Por më kanë treguar se në Santa Monika ka një super rrugë për biçikleta që të nxjerr poshtë në plazh. Mezi po pres që ta provoj”, është shprehur Lebron Xhejms.
Por është shumë interesante të dihet se si ia del Lebron Xhejms që të shëtisë me biçikletë në rrugë dhe të mos bllokohet nga turma njerëzish që duan të bëjnë foto me të.
“Mundohem t’ia dal. Ndonjëherë krijohen situata të tilla, por unë përpiqem që ta kaloj në mënyrë sa më sportive. Më pëlqen shumë të thith ajrin kur jam në biçikletë. Më kthen në rininë time, kur u shëtisja gjatë gjithë kohës me biçikletë me shokët e mi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.