Eric Sylvers –Dy emrat më të njohur të kafeterisë italiane po mbështesin biznesin e tyre, duke shpresuar se do të fitojnë pavarësinë në një kohë kur gjigandët e fushës Starbucks Corp dhe Nestle SA po hyjnë në mënyrë agresive në terrenin e tyre.
Lavazza dhe Illy iu desh të përtypnin arrdhjen e Starbucks, i cili çeli dyqanin e parë në Itali, Milano muajin e kaluar. Më parë ishte Nestlé që lajmëroi se do të shpërndante kafenë Starbucks në gjithë botën, përfshirë Italinë. Dhe për shumë vite të shkuara, popullariteti i aparateve të kapsulave të kafesë Nestlé ishte një kërcënim në rritje në tokën e skpresit.
Italianët po përgjigjen me marrëveshje. Këtë muaj Lavazza ka blerë kafenë Mars Inc. për 650 million dollarë, përfshirë edhe borxhet. Illy këtë muaj lajmëroi se JAB Holding, kompania europiane pas Krispy Kreme e Peet dhe brandeve të tjera amerikane, do të shesë kafe Illy që funksionojnë në makinat Nespresso.
Biznesi i kafesë është në periudhë shpërthimi. Sipas kompanisë hulumtuese të tregut Euromonitor International, tregu prej 83-mld dollarësh për kafenë e freskët dhe atë të shpejtë është rritur me një të katërtën në pesë vitet e fundit dhe pritet të rritet me 16% në pesë vitet e ardhshme.
Lavazza dhe Illy, të cilat vazhdojnë të kontrollohen ende nga familjet që i kanë themeluar, po ndërmarrin rrugë të ndryshme. Lavazza është drejtuar kah blerjeve pasi ndërsa mban vendin e parë në mesin e prodhuesve italianë të kafesë ndërsa Illy, i njohur zyrtarisht si Illycaffè, ka preferuar marrëveshjet e shpërndarjes.
Sipas Euromonitor, Nestlé, një kompani svicerane multinacionale, përfaqëson një të katërtën e tregut botëror për kafenë e freskët dhe atë të shpejtë (23%), duke përjashtuar kafenë që shitet në dyqanet e kafeve. JAB është e dyta përsa i përket ndarjes së tregut me 10%, e ndjekur nga Lavazza dhe Starbucks Corp. at 2.5%. Starbucks shet kafe gjithashtu përmes më shumë se 25,000 dyqaneve në botë.
Ajo çfarë ilalianëve u mungon në përmasa, mund ta zëvendësojnë me mënyra të tjera- tha Silvia Zuçoni, specialiste marketingu pranë Nomisma në Bolonja. “Avantazhi i tyre i madh në krahasim me shumëkombëshet është se ata janë italianë, gjë që është shumë e rëndësishme për kafenë,” tha ajo, duke iu referuar Nestlé dhe JAB. “Ekspresi është parë si një produkt italian, një shprehi e ‘Made in Italy.’”
Shumë marka të njohura të konsumatorëve italianë si Loro Piana dhe Bulgari janë shitur nga familjet e tyre kontrolluese tek investitorët e huaj gjatë viteve prej krizës globale financiare, e cila goditi ekonominë italiane dhe dëmtoi shitjet me pakicë, duke përfshirë edhe mallrat luksoze. Disa pronarë të këtyre familjeve vazhdojnë të rezistojnë, mes tyre Nutella e Ferreros dhe gjiganti i makaronave Barilla, si dhe Illy dhe Lavazza.

Në fillim të këtij viti në Torino, Lavazza hodhi një vështrim në të ardhmen e saj të pavarur, duke zbuluar selinë e re të vendosur në një fabrikë të konvertuar energjie që përfshin zyra, një muze, një restorant dhe një kafene. Një aktor i njohur italian shërbeu si figurë përfaqësuese e inagurimit të godinës së re dhe personalitetet politike, përfshirë kryetarin e Torinos, u ulën mes 300 të ftuarve dhe u përzien më pas me më shumë se një duzinë anëtarësh të familjes Lavazza.
Zëvendëskryetari Giuseppe Lavazza, pasardhës i themeluesit të kompanisë 123-vjeçare, e përdori këtë ngjarje për të njoftuar se familja kishte hedhur poshtë oferta të ndryshme për të blerë kompaninë nga JAB dhe Nestle, të cilët kanë refuzuar të komentojnë. Selia e re tregoi se familja po investon në një të ardhme që do të ishte e lirë nga pronësia e huaj, tha ai.
Lavazza ka bërë një sërë blerjesh tre vitet e fundit për të rritur gjurmët e saj ndërkombëtare, si bizneset e kafesë në Francë, Danimarkë, Kanada dhe Australi. Z. Lavazza tha se do të ishte I qetë kur të ardhurat e kompanisë të rriteshin në 2.5 miliardë euro (2,9 miliardë dollarë), nga 2 miliardë euro të vitit të kaluar, duke parashikuar që një dimension më i madh do të pengonte pretenduesit e padëshiruar. Blerja e Marsit shton rreth 300 milionë euro në të ardhurat vjetore të kompanisë, duke e afruar kompaninë me qëllimin e saj, të cilin z. Lavazza dëshiron të arrijë deri në vitin 2021.

Illy, me seli në Trieste, në kufirin verilindor të Italisë, është e njohur për shitjen e një përzierjeje të vetme të cilësisë së lartë të të gjitha shijeve arabike. Marrëveshja e saj e shpërndarjes me JAB këtë javë, dhe një marrëveshje tjetër e ngjashme e nënshkruar në 2015, tregojnë se kompania po ndjek aleanca për të ndihmuar në kapjen e tregut fitimprurës për kapsulat e kafesë. Andrea Illy, Presidenti i kompanisë dhe nipi i themeluesit, tha në një intervistë se ndërsa pavarësia e Illyt mbetet e dorës së parë, në të ardhmen mund të nënshkruhen marrëveshje të tjera të shpërndarjes.
“Është e vështirë për të pavarurit si Illy që të mos godasin me marrëveshje me lojtarët e mëdhenj kur bëhet fjalë për kapsulat e kafesë” – ka deklaruar Mattheë Barry, analiste e rangut të lartë të pijeve pranë Euromonitor. “Sistemet më të larta të kapsulave janë të kontrolluara nga Nestlé ose JAB.”
Illy ka evituar blerjet, por ka invetsuar në mënyrë agresive në hapjen e kafeve e tanimë i numërohen gati 250 të tilla në 43 vende.
Ndërsa Lavazza dhe Illy janë prodhues mainstream, po ndjejnë presionin e prodhuesëve të tjerë Perëndimorë që po prodhojnë me focus e cilësi premium duke tërhequr konsumatorët me çmime të shtrenjta.
E pastaj është Starbucks. Është shumë herët për të kuptuar se si superdyqani i ri i Milanos dhe hapësira më konvencionale që Starbucks planifikon të hapë në Itali do të ndryshojë zakonet e kafesë të italianëve. “Unë jam shumë kurioz për të parë se çfarë do të ndodhë”, tha Lavazza.
*Burimi: Wasll Street Journal
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.