Futboll

Lautaro spektakolar, ‘poker’ i kapitenit të Interit. Asllani luan gati një pjesë

Gazeta Si – Interi nuk po arrinte të çante Salernitanën deri në momentin që në fushë u fut Lautaro Martinez. Kapiteni mori vendin e Sançez në pjesën e dytë dhe menjëherë u ngjit në katedër, duke realizuar një ‘poker’ spektakolar golash.

Pas humbjes me Sasuolon, Interi ka reaguar në mënyrën më të mirë. Në ndeshjen e javës së 7-të të kampionatit, skuadra e Inzagit fitoi 4-0 në fushën e Salernitanës dhe vazhdon të kryesojë bashkë me Milanin.

Në ‘Arechi’ zikaltrit kishin kontrollin e lojës gjatë pjesës së parë, por pa mundur të shënonin. Në të dytën Lautaro Martinez vendosi ndeshjen. I jashtëzakonshëm argjentinasi me 4 gola të shënuar në minutat 62', 77', 85' dhe 89'.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 54-t, u aktivizua edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares mori vendin e turkut Çalhanoglu dhe bëri regjisorin e skuadrës zikaltër. Me futjen e tij, Mkhitarian dhe Lautaro Martinez loja ndryshoi dhe Interi siguroi një trepikësh të rëndësishëm. Asllani bëri një paraqitje të mirë për aq sa luajti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë