Futboll

Largohet Suad Lici, Vllaznia prezanton administratorin e ri

Suad Lici ka njoftuar prej disa ditësh dorëheqjen e tij nga posti i administratorit të klubit të futbollit Vllaznia, ndërsa tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Kërkesa e Licit ka marrë miratimin e Këshillit Mbikëqyrës të skuadrës shkodrane, që menjëherë ka menduar edhe për njeriun i cili do të zërë vendin e administratorit të klubit, të lënë bosh tashmë.

Është Benjamin Naku emri që do të marrë përsipër këtë pozicion në klubin historik të futbollit shqiptar. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Vllaznisë, që përmes një njoftimi në faqen zyrtare prezanton emrin e administratorit të ri. Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Ndërkohë bëhet me dije se Suad Lici do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve, por këtë herë si Koordinator Teknik. Kjo është bere e ditur përmes komunikatës zyrtare te shpërndarë nga vetë drejtuesit pasditen e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë