Lajme

Largohet nga Apple dizajneri i njohur

Pas më shumë se dy dekadash Jony Ive, ka vendosur të largohet nga kompania e Apple. Jony, pjesë e kësaj kompanie për shumë vite, i cili ishte dizajnues i kompjuterve, Ipod, dhe Iphon, është shprehur se punës së tij në këtë kompani i ka ardhë fundi

Jony Ive, i njohur si Sir Jonathan ka hapur biznesin e tij, të quajtur LoveForm.

“Unë nuk do të ngelem gjithmonë një punëtor i Apple, dhe do do të qëndroj i përfshirë, shpresoj për shumë, shumë vite ” tha Sir Jonathan në intervistë me FT. “Kjo duket sikur koha natyrale dhe më e mirë për ta bërë këtë ndryshim”.

Largimi i dizajnerit industrial më të famshëm në botë dhe ideatori i të gjitha pajisjeve Apple, që nga hardware deri në software dhe arkitektura e tyre fizike, do të jetë një shok për investitorët dhe konsumatorët. Shumë e shohin Sir Jonathanin si njëri ndër asetet kyçe të Apple, dhe kanë filluar të shqetësohen për produktet që do të vijnë në të ardhmen.
Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, tentoi që ta qetësojë situatën, duke thënë se kjo që po ndodh është një “evolucion” duke thënë se kompania do ta zgjerojë shtëpinë e dizajnerëve, për ta bërë atë “më të fuqishmen ndonjëherë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë