Politike

Largimi i Haradinajt, reagojnë Majko e Basha

Vijnë reagimet e para për aktin e Ramush Haradinajt për dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.
I pari që reagoi menjëherë ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko duke e cilësuar si një akt prej burrit të shtetit.
Me anë të postimi në rrjetet sociale, Majko i njohur si kryeministri i luftës së Kosovës shprehet se ai kreu një akt që i bën nder Kosovës.
"Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.
Sot jam me Ramushin! Të falenderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes", shkruan Majko në Facebook.
Një qëndrim mbajti menjëherë edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, ku aktin e Haradinajt e vlerësoi si tejet të lartë.

“Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që ve Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane. Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!” shkruan Basha nëTwitter.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1152238096215228417

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë