Politike

Jep dorëheqjen kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj

Jep dorëheqjen kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Siç raportojnë mediat kosovare, lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e qeverisë.
Në fund të mbledhjes së qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Ndërkohë, në një konferencë për media, Haradinaj ka treguar arsyen e largimit pas ftesës nga Gjykata Speciale që po heton përfshirjen e drejtuesve të UÇK-së në krime të mundshme gjatë luftës.
“Kam dhënë dorëheqje prej kryetarit të qeverisë. Nga ky moment japim dorëheqje si qeveri. Jam thirrur të intervistohem si i dyshuar nga Specialja. Javën tjetër do të kem paraqitje”, është shprehur ai.
Nën emocion, Haradinaj thotë se dorëheqja është e parevokueshme, pasi dëshiron të shkojë si qytetar i lirë përpara Gjykatës Speciale.
“Kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë, por si një qytetar për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe ndaj kam marrë këtë vendim”, tha midis të tjerash Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2387203418182020/?__xts__[0]=68.ARAPK0fRgrOzIGns4tcA8531Ni0SEv9Ex9faynlCC23aU2lKv5UzjDBoihNJ6H5T9LQXSDwDdbTNYyHTZ7l4AYuQYFUSiu8QCZFb9D-Xt2zmPby7cuCuZIKuu0e7HKkkPo3BU0JJUX08b2gixCGKx166sHgbbDhTzdY-N0NMO0er7jdefW6YqdxcQIxvZBvPM8vA-i2Nrx7jCFKUREakHVnDNqxxogDb4CRlmOsDpi37OlVaU-NxLYIpJfbqPWNrMU7EZKzmx3sMrwQx2uzv-SdY6n0SdO2EDEyYVLmjgRX_ifzO_qT7nnmoam6imlX2EP5V9clloP6QYI8xikcZmkHJiVqjy7wnFn2VTw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë