Futboll

Laporta i bindur: Superliga do të bëhet, me apo apo pa klubet angleze!

Gazeta Si - Presidenti i Barcelonës ka pohuar për një radio katalanse se Superliga do të lindë në sezonin e ardhshëm, ose sezonin 2025/26, pavarësisht nëse do të përfshihen apo jo klubet agleze.

Projekti i Superligës është më i gjallë se kurrë, sipas Joan Laportës. Presidenti i Barcelonës ka theksuar për radion spanjolle "RAC1" se është menduar që ripropozimi të bëhet marsin e sezonit të ardhshëm.

Presidenti i Barcelones, Johan Laporta. Gazeta Si, 2 shkurt 2024

"Synohet që të garantohet besueshmëria. Mund të lindë sezonin e ardhshëm, ose sezonin 2025/26. Vijnë apo jo klubet angleze, nuk më intereson shumë, - ka deklaruar Laporta. - Një klubi i bëhet një propozim dhe i thua se vetëm duke marrë pjesë do të fitojë 100 milionë euro. Një shumë që nuk fitohet edhe duke fituar Championsin.

Barcelona, Real Madrid, Inter, Milan, Napoli, Roma, Marseja, tre holandezë, Bryzhi dhe Anderlehti. Janë 16 ose 18 skuadra. Do të ishte më mirë me 16".

Nga burime pranë klubit të Interit mësohet se gjithsesi pozicioni mbetet ai i komunikatës zyrtare, ku thuhet se mbetet i lidhur me ECA-n dhe se aderon në kompeticionet e UEFA-s. Janë mohuar kontakte të fundit, apo ndryshim qëndrimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë