Treg

Lamtumirë zyrë, me koronavirusin Milano punon nga shtëpia

Punonjësit e burimeve njerëzore janë të bindur që, pasi të ketë kaluar frika nga koronavirusi, do të mbetet një leksion mbi organizimin e ndërmarrjeve.

Citylife, një prej lagjeve të shopping dhe zyrave që ka riprojektuar profilin e Milanos, është kthyer në një vend të izoluar në një të hënë të shkurtit.

Në zonën e kullave të Generali e Allianz, kompanitë e sigurimeve kanë centralizuar funksionet më të larta këtu.

Afro 2.600 punonjës që punojnë në kullën Milanese nuk janë në zyrë. Sigurisht që përkon me periudhën e festës së Karnavaleve, por ajo që njerëzit i ka mbërthyer në shtëpi është koronavirusi duke i detyruar të punojnë në distancë.

Komunikimi për punonjësit mbërriti të dielën, pas takimeve të një grupi pune që u azhornua me ritmin e lajmit: biseda u zhvillua në Intranet të brendshëm, pastaj u konfirmua nga menaxhmenti i lartë në të gjitha nivelet. 1200 persona nga 5 mijë do të punojnë nga shtëpia për një javë. Për ata që punojnë në zyrë, koha e hyrjes dhe daljes zgjerohet për të shmangur mbipopullimin në transportit publik.

Janë mbyllur mensat, auditoret, palestrat dhe baret.

Punonjësit janë këshilluar që kur marrin ashensorin të mos shtypin butonin, për të shmangur kontaktin me shenjat e gishtërinjve. Lëvizjet midis 50 niveleve janë të ndaluara. Gjithçka demateralizohet, madje edhe takimet me kolegët lart.

Njëjtë po ndodh edhe me punonjësit e tjerë të Generali, 2.100 punonjës të tjerë, shumë prej të cilëve janë mësuar të punojnë në distancë dy ditë në javë, këtë javë do të punojnë nga shtëpia.

Puna nga shtëpia vlerësohet të rrisë produktivitetin, më shumë kohë në dispozicion për familjen, kursime për transportin dhe emetime më të pakta të karbonit.

Por puna nga shtëpia ka ndikuar negativisht tek bizneset që këta punonjës kanë frekuentuar. Duhet të zbresësh në baret dhe restorantet e Citylife për ta kuptuar: "Kemi 70% më pak klientë", vlerëson një kameriere. "Ne do të mbyllemi sonte, megjithëse mund të jemi të hapur, dhe do të lëmë vetëm një person në kuzhinë të përgatisë dërgesat për në shtëpi"./ Repubblica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë