Treg

Lamtumirë naftës, ja alternativat e makinave për të gjithë xhepat

Me nevojën për lëvizshmëri më të madhe alternative, ja buqeta me makina alternative.

Ford Focus Active për familjen e zgjeruar

Pas Fiestës dhe Ford Meddia, modeli Focus përqafon formulën fituese të këtyre kohërave, por që do të ketë sukses edhe në të ardhmen, ajo e makinave me udhërrëfyes të lartë, por jo shumë në rastin e Focus. E destinuar të kthehet në variantin më të kërkuar në fund të vitit, modeli Active do të ofrohet me të njëjtin motorr benzine të Focus-eve të tjerë; berlina dhe ëagon, 1.000 ç Ecoboost me fuqi 100 e 125 kuaj fuqi dhe me naftë. Çmimet duhet të përcaktohen ende.

Kia Ceed është rinovuar për të qenë protagoniste

Koreanët gjithnjë në ngjitje. Një alternativë cilësie “made in Germany” por tanimë edhe më shumëfalë një personaliteti që është kthyer në një ofertë të qëndrueshme  “made in Corea”. Të prodhuara në Europë dhe për europianët propozohet edhe në variantet familjare dhe së shpejti në origjinën “shotting brake”, Kia e mesme është një prodhim  hitech i nivelit të lartë dhe me motorr benzine që nis nga 100 kuaj fuqi për 1.000 me 3 cilindra. Garancia vazhdon të jetë prej gjithmonë 7 vjetë dhe çmimet mbeten ende për tu parë.

Audi A1 e re, me 5 dyer dhe me motorr benzine

Audi e re A1 është konceptuar më e madhe, më e zhdërvjelltë, pra më makinë. Por edhe pamja është më sportive dhe dinamike, për të bindur klientelën mashkullore. Motorri benzinë, nis nga 3 cilindra me 25 e 30 nga  95 e 115 kuaj fuqi e nga 4 cilindra nga 35 e 151 kuaj fuqi e 40 nga 200 kuaj fuqi. Çmimi nis nga 22.500 euro.

Toyota CH-R, vetëm me benzinë

Tanimë ndërtuesi japonez është përherë e më i lidhur me motorrin hibrid, por ndonjëherë bën përjashtime si me Toyotan. Duke marrë parasysh që oferta bazike paraqitet me 4 cilindra 1.200 cilindër fuqi me benzinë nga 116 kuaj fuqi që ishte duke ulur edhe çmimin në 24.850 euro krahasuar me 28.550 euro të variantit bazë. Përveç se paraqet një alternativë për ata që nuk përdorin makinën në qendrat urbane ku cilësia e ajrit nuk është më e mira.

Skoda Fabia, ndryshon paraqitje e i thotë lamtumirë naftës

Ka ndryshuar pjesa e përparme e kombinuar me fenerët LED. Modeli i ri i Skodës, ofrohet në variantin më sportiv të Monte Karlo, si dhe në versionin “familjar”, kompakt i markës Ceko duke i thënë lamtumirë motorit me naftë e duke u mbështetur në efikasitetin e motorrit të vogël me 3 cilindra të propozuar në variantet e fuqisë 60, 75 dhe 95 hp me çmim14,000 euro.

Jeep Renegade, fytyra tjetër e “made in Italy”

Ka një ADN amerikan, por prodhohet në Itali mbi trë njëjtat linja të motrës Fiat 500X prej të cilës dallohet për vokacionin më shumë “off-road”, por të lë përshtypje të mirë edhe në qytet. Me 1.000 cilindrat fuqi dhe 3 cilindra nga 120 kuaj fuqi propozohet si alternativë më e avancuar teknologjike.Çmimet nisin nga 22.400 euro.

Hyundai Ioniq 1.6 Plug-in Hybrid 6DCT

Bëhet fjalë për makinën e parë me konfigurim të pastër elektrik, hibride dhe hibride plug-in. Me hapësirë të bollshme dhe teknologjike, Hyundai Ioniq në versionin hibrid është e pajisur me motorr1.6 benzinë GDI 4 cilindra me fuqi 105 kuaj. Motorri termik. Në mënyrë të detajuar, Hyundai Ioniq 1.6 Plug-in Hybrid 6DCT Comfort është me 5 dyer dhe 5 vende , 447 cm e gjatë, 182 cm e gjerë dhe 145 cm e lartë. Në versionin 1.6 Plug-in Hybrid 6DCT kushton 33,750 €.

Mitsubishi Outlander PHEV 4WD Instyle

Outlander vjen tani me forma më elegante dhe e rafinuar, më e kururar sidomos brenda, më efiçente dhe me një përshtatje teknologjike në shërbimin e sigurisë tërësisht të kompletuar. Dizaini i Outlander ka braktisur format agresive të Jet grille që karakterizonte gjithë prodhimin Mitsubishi, për të rimarrë forma më fluide e të sigurta si një makinë familjare. Mes risive, motorri m benzinë 2,0 litri prej 150 kuaj fuqi. Outlander PHEV 4ËD Instyle është një SUV me 5 dyer, 5 vende , gjatësi 469 cm, e gjerë 180 cm, e lartë 171 cm me depozitë 486 deri 1.625 litra. Në versionin PHEV 4ËD Instyle kushton  46.850 € me motorr ibrid plug in e 1.998 kuaj fuqi (Euro 6) me fuqi maksimale 149 kË/203 CV dh 190 Nm me 4.500 xhiro/min. Shpejtësia maksimale e mundshme është 170 km/h.

Toyota Yaris 1.5 VVT-i Hybrid Style

Toyota Yaris ofrohet e rinovuar. Ndërhyrjet kanë të bëjnë me dizajnin, finiturat e brendshme, personalitetin dhe kënaqësinë e drejtimit. Makinat u rishikuan të gjithë nën flamurin e efikasitetit edhe më të madh. Në detaje, Toyota Yaris 1.5 VVT-i Hybrid Style 5p është 395 cm e gjatë, 170 cm e gjerë, 151 cm të lartë me një depozitë 286 l. Në versionin 1.5 VVT-i Hybrid Style 5p kushton 20.000 €.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë