Keshilla

Lamtumirë katarakt! Tani mund ta largoni pa përdorur kirurgjinë

Aktualisht katarakt është një nga shkaqet kryesore të verbërisë; më shumë se gjysma e njerëzve mbi moshën 60-vjeçare kanë disa shenja të kataraktit. Ai më i zakonshmi ndodh për shkak të ndryshimeve natyrore, plakjes në lente të syrit (plakjes fiziologjike të trupit të njeriut).

Shumë njerëz kanë përjetuar dhe kanë pranuar problemet me shikimin si një mënyrë jetese, thjesht duke vënë një palë syze për të maksuar problemin. Një optometër nga Britania e Madhe, dr.Garth Webb ka shpikur Ocumetrics Bionic Lens, i cili do t'u japë pacientëve një vizion të përsosur dhe do t'i lejojë ata të shohin një objekt qartë nga një distancë prej 30 metrash. Ai ka pohuar gjithashtu se lentet e tij të implantuara mund të parandalojnë formimin e kataraktës sepse ato zëvendësojnë lentet e atrofizuara njerëzore.

Webb tha se njerëzit që vendosin lente të specializuara nuk do të preken kurrë nga katarakta. Procedura zgjat vetëm 8 minuta dhe imiton operacionin e kataraktës. Sëmundja e pacientëve do të eliminohet menjëherë dhe ata mund të largojnë lentet e kontaktit dhe syzet plotësisht. "Ky është përmirësimi i shikimit që bota kurrë nuk e ka parë më parë", thotë Dr Webb. "Nëse mezi e sheh orën në 10 metra, kur të merrni lenten bionike, mund të shihni orën në 30 metra larg".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë