Lajme

Lamtumirë Google+

Google+, rrjeti social i gjigantit të kërkimit Google, do të mbyllet përfundshmit sot.

Google+, u hap në vitin 2011 dhe duke konkurruar me Facebook dhe Twitter dhe ishte përpjekja e katërt e Google në një rrjet social. Por platforma dështoi të tërhiqte njerëz, edhe pasi Google e integroi atë në komunitetin e YouTube. Google vendosi të mbyllë sitin vetëm pasi zbuloi një shkelje të të dhënave, në vitin 2018.


Çfarë ishte Google+?
Google+ u lançua si një platformë vetëm në qershor 2011, përpara se të hapej për publikun pak më vonë.
Kishte shumë karakteristika tipike të rrjeteve sociale, aftësinë për të postuar foto dhe azhurnime të statusit.

Google+ dukej si një rrjet social i rregullt
Sidoqoftë, Google e përshkroi atë si një "shtresë shoqërore" të dizajnuar për të punuar në të gjitha shërbimet e saj. Karakteristikat kryesore të tij përfshinë aftësinë për të shkruar me miqtë dhe për të bërë video. Fillimisht Google mburrej që miliona njerëz u bënë pjesë e kësaj platforme brenda pak javëve pas nisjes. Por problemi ishte që pak njerëz e përdorin atë.

"Unë klikoj në lajmet e mia dhe shoh që më shfaqen faqe që nuk ndjek", shkroi Paul Tassi, për Forbes, brenda javëve të nisjes së platformës.

Çfarë shkoi keq?
"Google+ ishte e destinuar të dështonte që nga dita e parë", thotë Matt Navarra, një konsulent i medias sociale. Google+ pati një politikë të rreptë për emrin e vërtetë dhe njerëzit që e përdorën me pseudonime ose emra të ekranit, shpesh i mbyllnin ato nga shërbimet e tjera të Google, si Gmail. Veçanërisht, ai shkoi edhe pas markave dhe bizneseve që krijuan profile, duke fshirë faqet e tyre. Më vonë pranoi se ky ishte një gabim dhe vendosi që bizneset mund të krijonin profilet e Google + në fund të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë