Art dhe Kulture

Lamtumirë Gëzim Kruja

Skena e humorit shkodran dhe atij mbarëshqiptar humbi këtë të diel një prej aktorëve më të mëdhenj. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare aktori i njohur i humorit, Gëzim Kruja.

Ai ka mbyllur sytë pas disa problemeve shëndetësore.

Gëzim Kruja lindi në Shkodër në vitin 1939. Fillimet i pati me estradën amatore që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdoi aktivizimin në vitin 1960 me estradën profesioniste të Shkodrës.

Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Veç roleve në skenë, ai ka spikatur edhe me 15 komedi të shkruara, recitate, dhe dy libra me monologë gazmorë.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe për 60 vite që ushtron profesionin e aktorit të humorit.

Në vitin 2004 u nderua me titullin “Krenaria e Qytetit” në Shkodër, ndërsa një vit më vonë mori titullin “Naim Frashëri”. Në 2010 u nderua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë