Keshilla

Lajthitë luftojnë Alzheimerin dhe Parkinsonin

Është e domosdoshme të shtoni lajthinë në dietën ushqimore. Lajthitë përmbajnë magnez dhe vitaminë E – që të dyja këto e ngadalësojnë procesin e plakjes apo dobësimit të trurit, ka zbuluar një studim i ri.

Bashkautori i këtij studimi, Dr. Alesh Michels, ka thënë se ky është një prej pak studimeve që është përqendruar vetëm te të rriturit. Përgjigja të cilën shkencëtarët kanë dashur ta gjejnë ka qenë shumë e thjeshtë: a munden lajthitë ta përmirësojnë nivelin e nutrientëve te më të moshuarit?

Edhe magnezi edhe vitamina E janë përdorur me kohë të tëra për t’i parandaluar sëmundjet degjeneruese të trurit, si Alzheimeri apo Parkinsoni. Për momentin, këto sëmundje nuk kanë shërim, ndërkaq vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë të diagnostikuar rreth 1 milionë njerëz me demencë.

Ekspertët shëndetësorë kanë shtuar se lajthitë përmbajnë edhe përbërës të cilët luftojnë sëmundjet e zemrës dhe diabetin, madje ju ndihmojnë edhe të humbni peshë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë