Lajme

Lajme shkurt nga bota

Forcat turke kanë sulmuar sot në mënyrë të drejtëpërdrejtë trupat e diktatorit sirian Bashar al-Asad me predha artilerie.

Këto janë "luftimet e para" midis dy palëve që nga fillimi i ofensivës së Ankarasë për të përzënë kurdët nga kufiri siriano-turk.

Përleshje të tjera janë raportuar midis kurdëve të Forcave Demokratike Siriane dhe forcave të Asadit nga njëra anë dhe milicive të Ankarasë nga ana tjetër.
Sipas Observatorit Sirian, të paktën 11 persona janë vrarë. Përplasjet me armë erdhën disa orë pas skadimit të armëpushimit të rënë dakord nga Turqia dhe Rusia për tërheqjen e milicive kurde të paktën 30 km nga e gjithë vija e kufirit turk.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, luftëtarët rusë kanë bombarduar qytetet Marzita dhe Marat Harmah, në periferi të Idlibiy, në veri të Sirisë.
Një delegacion ushtarak nga Moska ka qenë në Ankara nga dje, për të diskutuar hapat e ardhshëm në koordinim midis dy ushtrive në Siri. Sipas marrëveshjes së arritur në 22 tetor midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Erdogan, Rusia do të garantojë braktisjen e zonës nga militantët kurdë.

Kalifornia po përballet me zjarre masive dhe ndërprerje të gjata të energjisë elektrike. Rreth 1.5 milionë banorë në Kaliforni janë pa energji ndërkohë që autoritetet kanë bërë bërë thirrje për evakuimin të dhjetëra zonave.
Zjarret që po përhapen nga erëra të forta, ndërkohë që vatra të reja të reja zjarri kanë detyruar mijëra banorë të lagjes së pasur Brentëood në Los Angelos të evakuohen.
Aktorë të famshëm dhe figura të tjera të njohura janë në mesin e banorëve që kanë ikur nga zona e famshme janë Arnold Schëarzenger dhe ylli i basketbollit LeBron James.
Guvernatori i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare në të gjithë vendin.

Drejtuesi i furgonit që u mori jetë 39 personave në Britani duket se është pjesë e një “rrjeti global trafikantësh të qenieve njërëzore.
Maurice Robinson, 25 vjecari nga Irlanda Veriore vazhdon të jetë nën arrest pas ngjarjes së rëndë që tronditi Londrën javën e kaluar.
Të 39 trupat janë gjetur të vdekur në një kontejner në një zonë industriale në kryeqytetin britanik.
Robinson ka dalë para gjykatës nën akuzat për vrasje, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrim parash, si dhe komplot të ofrim të ndihmës për emigrim të paligjshëm.
Ai ishte pjesë e një “rrjeti global” që trafikonin mijëra emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar”, mes tyre edhe të rinj shqiptarë që duan të emigrojnë në Mbretërinë e Bashkuar.


Autoritetet kurde pretendojnë se drita jeshile për nisjen e operacionit të forcave speciale amerikane, u ‘ndez’ pasi një spiun kurdë kishte vjedhur një palë mbathje të të liderit të Shtetit Islamik për të vërtetuar identitetin e tij.

Forcat Demokratike Siriane thonë se ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në gjurmimin e Bagdadit në një kompleks në veri të Sirisë, në kohën kur ai po planifikonte arratisjen përtej kufirit me Turqinë.

Presidenti amerikan pas përfundimit të operacionit, i përmendi kurdët se kishin ndihmuar në suksesin e vrasjes së al-Bagdadi por nuk specifikoi se si ata kishin dhënë ndihmesën e tyre.
Autoritetet kurdë thonë se që nga muaji maj ata kishin bashkëpunuar ngushtësisht me CIA-n për monitorimin e kreut të ISIS.

Një zyrtar i lartë kurdë tha se “Një prej njerëzve tanë ishte në gjendje të hynte në shtëpinë ku fshihej Al Bagdadi. Ai i ndryshonte vendbanimet shumë shpesh dhe po përgatitej të transferohej në një vend të ri në kufirin me Turqinë“.

Falë mbathjeve që ky person mori, u bë i mundur një test AND-je, dhe u vërtetua se bëhej fjalë saktësisht për kreun e shtetit islamik.

Dhjetë ditë pas fillimit të protestave, rrugët e qendrës së kryeqytetit Santiago janë përsëri nën zjarr. Protestuesit e dhunshëm i kanë vënë zjarrin disa hoteleve dhe qëndrave tregtare duke i plaçkitur.

Rrugët janë të bllokuara nga barrikadat dhe nuk kanë rreshtur përleshjet me policinë.
Presidenti Piñera shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke thënë se ‘vendi është në luftë’, por më vonë u detyruar ta tërheq.

Ai ka njoftuar riorganizim në qeveri dhe shkarkimin e tetë ministrave, masa këto të pamjaftueshme për protestuesit të cilët tani kërkojnë edhe largmin e presidentit.
Protestat që filllimisht nisën për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletave të metrosë, shpejt u shndërruan të dhunshme edhe për shkak të metodave brutale të përdorura nga policia.

Protestuesit akuzojnë këtë të fundit se ka ushtruar tortura dhe dhunë seksuale në dhomat e izolim

"Ne nuk i kuptojmë arsyet konkrete të mos fillimit të kësaj rruge. Kjo vlen edhe për Shqipërinë", tha Kryeministri në fund të takimit në Palazzo Chigi me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zaev


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë