SHBA miraton Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
Senati amerikan ka ratifikuar sot Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO). Sipas rezultateve të publikuara, 84 senatorë kanë votuar pro anëtarësimit, dy senatorë kanë votuar kundër, ndërsa 14 të tjerë nuk votuan fare.
Shtetet e Bashkuara tashmë i japin një shtysë të fortë anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në aleancën paqeruajtëse, siç është NATO.
Ky ratifikim vjen ndërkohë që kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen duke e çuar vendin në zdhedhje të parakoshme. Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ka telefonuar sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, angazhimin e NATO-s për të pranuar në radhët e saj Maqedoninë e Veriut.
Stoltenberg shprehet se procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe ai “mezi pret që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet sa më shpejt Aleancës sonë”.
Trudeau fiton zgjedhjet në Kanada, por humb shumicën
Kryeministrit kanadez Justin Trudeau ka fituar sërish pushtetin, por partia e tij Liberale ka humbur shumicën që do t'i duhet për të formuar të vetëm qeverinë. Procesi i votimit ka treguar ndasi të thella, pasi konservatorët kanë fituar votën popullore dhe Blloku i Liberalëve ka fituar disa zona në provincën Kuebek. Ata kanë fituar 156 nga 228 vende në Parlament, por u duhen 170 vende për të krijuar shumicën e thjeshtë.
Trudeau ka ardhur në pushtet më 2015, njihet si figurë karizmatike, ndonëse është përballur me rënie të popullaritetit. Tani ai do të varet nga Partia e Re Demokratike, me të cilën pritet të formojë qeverinë. Por qeveritë e pakicës zakonisht zgjasin dy apo dy vjet e gjysmë në Kanada.
Trupat amerikane nga Siria zhvendosen në Irak, jo në SHBA
Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut. Lajmi është bërë i ditur nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili theksoi se rreth 1000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi i militantëve të Shtetit Islamik. Esper nuk e përjashtoi mundësinë që forcat amerikane të kryejnë misione kundër terrorizmit nga Iraku në Siri.
Por Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë më herët se këto trupa do të kthehen në shtëpi. Njoftimi i tij, rreth dy javë më parë, për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria i ka hapur rrugë një ofensive të ushtrisë turke kundër milicive kurde në veri të Sirisë.
Turqia i konsideron këto milici si terroriste dhe i do larg kufirit të saj, ndonëse ato kanë qenë aleate kyçe të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.
Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë e re në Izrael
Kryeministri izrealit Benjamin Netanyahu ka dorëzuar pushtetin, duke thënë se nuk do të mund ta formojë qeverinë, duke i lënë kështu rrugën e hapur rivalit të tij politik. Netanyahu ka qenë në pushtet përgjatë gjithë dekades së fundit, por nuk ka arritur të krijojë koalicion me shumicën, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shtator.
Rivali i tij, Benny Gantz nga Partia Blu do të tentojë që të formojë qeverinë. “Unë kam bërë të gjitha përpjekjet për te formuar një qeveri të unitetit kombëtar, për të parandaluar”, ka thënë ai. Presidenti izraelit, Reuven Rivlin ka thënë se do t’i japë Gantzit 28 ditë për negociatat.
Netanyahu ka më shumë përvojë politike, por është duke u përballur me akuza për për korrupsion.
Mbi 150 të vrarë në protestat anti-qeveritare në Irak
Autoritetet irakiane bëjnë të ditur se 157 njerëz janë vrarë në protestat e fundit anti-qeveritare në Bagdad dhe qytete të tjera te vendit. Në mesin e të vrarëve në dhunë janë 149 civilë dhe tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Protestat në Irak janë zhvilluar javën e parë të tetorit për shkak të papunësisë, shërbimeve të dobëta publike dhe korrupsionit. Në raportin e policisë thuhet se vdekjet janë shkaktuar kryesisht me armë zjarri, ndërsa ka pasur edhe vrasje me snajperë. "Oficerët dhe komandantët e kanë humbur kontrollin gjatë protestave dhe kjo ka shkaktuar kaos", thuhet në raport. Protesta të reja anti-qeveritare në Irak pritet të nisin më 25 tetor
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.