Kosova

Lajçaku për rezultatet e vizitës në Prishtinë e Beograd: Shpresuam më shumë

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka folur rreth vizitave që ka zhvilluar në Prishtinë dhe Beograd bashkë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Lajçak tha se rreth këtyre vizitave do t’iu raportojë vendeve të Bashkimit Evropian ndërsa shtoi se ka shpresuar më shumë nga këto vizita.

Lajçaku u shpreh se nga kjo vizitë ka shpresuar më shumë se do të ketë vetiniciativë nga të dyja palët për normalizim.

“Në Kosovë u takuam me lidershipin më të lartë duke përfshirë presidentin Osmani, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Bislimi. Diskutimi ynë ishte i gjatë. Ne përcollëm shqetësimet tona për situatën në veri dhe theksuam nevojën për deeskalim të menjëhershëm. Ne ripërsëritëm atë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar nga palët të bëjnë kur bëjnë thirrje për një zgjidhje politike: deeskalim të menjëhershëm, zgjedhje të parakohshme me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthim në Dialog për normalizim”, shkroi ai ndër tjera.

Emisari, ndër të tjera, përmendi edhe takimin me opozitarët, teksa tha që u ka sqaruar dëmet që mund ta gjejnë Kosovën në rast të moskoordinimit me ndërkombëtarët.

“Ne kontaktuam edhe liderët e opozitës shqiptare të Kosovës, duke shpjeguar pasojat e krizës aktuale dhe dëmin që ajo shkakton në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne u kërkuam atyre mbështetjen e tyre për një zgjidhje politike për të zbutur tensionet”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se gjatë kësaj vizite u takua me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të shoqërisë civile, për të dëgjuar prej tyre dhe për të shpjeguar pse është e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë