Treg

Lagarde: Inflacioni në Europë do të kthehet në objektiv në 2025

Nga Gazeta ‘Si’-Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha se ngadalësimi i inflacionit është "sigurisht parashikimi ynë" dhe se institucioni është i vendosur të kthejë çmimet në objektivin e tij.

“Ne jemi të vendosur të ulim inflacionin në 2%,” i tha Lagarde gazetës greke Kathimerini. "Sipas parashikimeve tona ne do të arrijmë atje në vitin 2025." 

Lagarde tha se ajo nuk është e shqetësuar për implikimet politike të përpjekjeve të bankës qendrore, të cilat janë kritikuar nga disa qeveri europiane të shqetësuara se normat e larta të interesit do të mbysin rritjen. 

“Qëllimi ynë është të sigurojmë stabilitet çmimesh dhe ky është kontributi më i mirë që mund të japim për paqen sociale dhe për shoqërinë, në veçanti për anëtarët më të cenueshëm të saj,” tha ajo. 

BQE-ja ka ndaluar një fushatë të paprecedentë të rritjes së normave të interesit, ndërsa përpiqet të rikthejë kontrollin e inflacionit. 

Zyrtarët kanë sinjalizuar se kostot e huamarrjes do të mbeten të larta, për të siguruar që inflacionit të kthehet në 2%, megjithëse ekonomia e dobësuar e eurozonës po ngre pyetje se kur do të bëhen të nevojshme shkurtimet.

Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë