Futboll

Lacio zyrtarizon Mauricion Sarrin me një…cigare, firmos deri në 2023

Mauricio Sarri është zyrtarisht trajneri i ri i Lacios. Njoftimi zyrtar ka ardhur në një mënyrë shumë të veçantë. Në profilin Tuiter të klubit është shfaqur emoji i një cigareje me imazhin e pasuesit të Simone Inzagit.

Ditët e fundit emri i trajnerit të ri ishte lidhur me cigaren në rrjetet sociale për të shpjeguar trativat që zgjatën gati dy javë. Drejtuesit e Lacios deshën ta çonin deri në fund këtë operacionin, pas divorcit traumatik me Inzagin. Lotito këmbënguli te Sarri për të synuar rikthimin në Champions.

Sarri ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me opsionin e zgjatjes edhe për një sezon tjetër. Ai do të përfitojë tre milionë euro në vit, plus bonuset. Trajneri toskan u bind të pranonte propozimin e Lacios, pasi vlerësoi edhe organikën e skuadrës.

Sarri ka kërkuar konfirmimin e lojtarëve kryesorë, si Milinkoviç-Saviç, Imobile, Açerbi dhe Luis Alberto. Po ashtu, ka kërkuar 5 përforcime, mes të cilëve edhe mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë