Futboll

Laçi largoi Stavri Nicën që pas javës së parë, ia beson stolin Skerdi Bejzades

Gazeta Si – Trajneri Stavri Nica u largua nga Laçi që pas javës së parë të kampionatit, ku kurbinasit barazuan 3-3 me Erzenin. Një histori e njohur kjo mes klubi kurbinas dhe trajnerit durrsak, që ndahen vazhdimisht dhe më pas ribashkohen. Këtë herë ndarja ndodhi pak më shpejt nga sa parashikohej.

Skerdi Bejzade. Gazeta Si, 29 gusht 2023

Vendin e Nicës në stolin e Laçit pritet ta zërë një emër i njohur i futbollit shqiptar, Skerdi Bejzade. Ish-futbollisti i Partizanit, Vllaznisë dhe Elbasanit pritet të zyrtarizohet në krye të kurbinasve nga drejtuesit e klubit. Më parë Bejzade ka drejtuar Partizanin dhe Kamzën në Shqipëri.

Ish-sulmuesi kryeqytetas jeton në Gjermani aktualisht, ku ka drejtuar ekipe të kategorive të ulëta të futbollit gjerman. Tani duket se ka ardhur momenti që ai të drejtojë në Superiore një ekip si Laçi, që ka marrë pjesë gati rregullisht edhe në kupat e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë