Rend dhe Ligj

Laç, të shtëna me armë zjarri, plagoset kushëriri i Ervis Martinit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmë në qytetin e Laçit.

Policia ka raportuar se është plagosur I riu 19 vjeçar Edon Martini Fushë Kuqja. Mësohet se I riu është djali i xhaxhait të Ervis Martinit, i përfshirë në ngjarjen e ish-Bllokut.
19 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kontrollin intensiv të mjekëve.

Dyshohet se ai ka pasur përplasje me disa persona të tjera, por shkaqet mbeten ende të paqarta.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.
Policia e Komisariatit Kurbin ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në Laç, ku mbeti i plagosur me armë zjarri i riu Martini.

Policia raporton se ka mundur të zbardhë dinamikën e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.1 Laç, ku shkak dyshohet vijimi i një konflikti për motive të dobëta ndodhur para disa javësh, i cili ka vazhduar edhe dje duke u përshkallëzuar në plagosjen me armë zjarri të shtetasit Martinit që ndodhet në spital.

Raportohet se janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e shtetasve: G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Policia thotë se po vazhdon punën intensive për kapjen e tyre si dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë Kurbin për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë