Futboll

La Liga rinis në 11 qershor, çdo ditë ndeshje deri në 19 korrik

Pas njoftimit të Presidentit Javier Tebas, ka ardhur edhe aprovimi nga Ministria e Shëndetësisë Spanjolle: La Liga do të riniset në 11 qershor për të përfunduar në 19 korrik. Një kampionat force me 39 ditë të pandërprera ndeshjesh. Do të rifillohet me derbin mes Betis e Sevilla. Kështu, kampionati spanjoll do të jetë çdo ditë me dy fasha orari: 19,30 e 21,30 ose 22, të cilave do ti shtohet një tjetër në fund javë në 17,30.

Deri në fund të kampionatit mungojnë 11 javë dhe klasifikimi sheh Barcelonën përpara me dy pikë nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid. La Liga ka kështu një datë të fiksuar për rinisjen dhe ka përcaktuar edhe ditën e nisjes së sezonit 2020-2021: në 12 shtator. Midis, Kupat evropiane.       

Dhe afërsia midis finales së Europa League dhe Champions League (26 dhe 29 gusht) dhe rifillimi i La Ligës ngre shumë dyshime për gjendjen fizike të lojtarëve, sepse nuk dihet ende nëse do të mund të bëjnë pushime apo do të nisin direkt përgatitjet për sezonin e ri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë