Futboll

“La Joya” në kërkim të një mbrëmjeje të madhe europiane

Pasi mori fanellën e tij të parë titullar këtë sezon, kundër Verona, Paulo Dybala po synon një tjetër ndeshje startuese. Sonte, prej orës 21:00, Juventusi do të presë Barcelonën në një ndeshje që, për sa i përket grupit G, mund të nënkuptojë shumë, nëse jo gjithçka. Dhe “Joya”, nga ana e tij, është i destinuar të luajë një rol të rëndësishëm. Asgjë e re për argjentinasin, i cili më 11 prill 2017 u imponua para bashkatdhetarit Leo Messi me një dopietë.

Një hap larg, në atë vit, nga fitorja e Champions-it. Bardhezinjtë u mposhtën nga Real Madridi në finalen e Cardiff-it. Nga ana tjetër, Juventusi aktual është ende një kantier në ndërtim. Ende në kërkim të bilancit më të mirë tekniko-taktik. Kjo është arsyeja pse një sukses kundër Barçës, automatikisht do të bëhej sinonim i rritjes. Pirlo duhet të korrigjojë disa gabime të shfaqura ë kampionat. Duke besuar, me të vërtetë, në një ide të destinuar të bëhet e çmuar në planin afatgjatë.

Kërcimi në cilësi kalon edhe përmes dinamikës sulmuese. Me pak fjalë, vazhdimësia është shumë e dëshiruar. E cila, me mungesën e disponueshmërisë së Cristiano Ronaldos, merr një vlerë edhe më domethënëse. Ende në karantinë prej Covid-19, portugezi është i detyruar t’i mbështesë shokët e skuadrës nga dhoma e ndenjës. Pastaj hapësirë ​​për Morata dhe Dybala, të cilët, megjithëse me ulje dhe ngritje, kundër Verona treguan se kanë një koordinim të mirë, tashmë të përsosur gjatë përvojës së parë të qendërsulmuesit spanjolle në Torino.

“Alvaro dhe Paulo luajtën një ndeshje të mirë të dielën në mbrëmje. Ata bënë çka u përpoqëm gjatë javës. Është për të ardhur keq që nuk e gjetën golin, por jemi të kënaqur me performancën e tyre”, – vlerësoi Pirlo. Hapi në cilësi, si individual, ashtu edhe kolektiv, gjithashtu përfshin kontratën e rinovuar të shumëpërfolur. Argumenti se ky proces u ngadalësua nga koronavirusi përbën justifikim. Por, gjithmonë mbetet i gjallë në mendjen e menaxherit të zonës teknike të Juventusit, Fabio Paratici, i cili bëri një vlerësim të situatës para sfidës me ekipin katalanas:

“Ekziston një dëshirë e qartë për të arritur zgjatjen e marrëveshjes. Ne po flasim me përmirësim kushtesh, edhe nëse momenti nuk është i lehtë. Kemi qenë në izolim sanitar për 15 ditë, por po kërkojmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët e përfshira”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë