Vende dhe Udhetime

Ky lumë mund të jetë çelësi i rrugës për në mars

Ju mund të mos vini re ndonjë gjë të pazakontë në lidhje me lumin Río Tinto në Spanjë nëse do ta shihnit atë ashtu siç është, por mbi një shtrirje prej 50 km afër qytetit të Niebla, një orë me makinë në perëndim të Seviljes, kjo rrugë ujore në dukje e zakonshme shndërrohet në një nuancë surreale ngjyrash që duken sikur janë shkëputur nga një film shkencor.

Lumi Río Tinto

Shumë historianë e konsiderojnë këtë lum një nga vendet e lindjes së epokës së bakrit dhe bronzit, pasi Iberianët e Hershëm, Fenikasit, Grekët dhe Romakët minuan lumin për bakër, ar dhe argjend që në 3000 vjet BC.
Minierat përfunduan vetëm në 2001 dhe për vite me radhë, ngjyra e çuditshme e ujit besohej të ishte rezultat i rrjedhjes së ndotjes nga vitet e gërmimeve në shkallë të gjerë.
Megjithatë kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se pamja e jashtme e Lumit me planetin Mars është për shkak të përbërjes së tij kimike. Jarosite, një sulfat hekuri dhe kaliumi, ka qenë prej kohësh i njohur për egzistencën e tij në sasi të mëdha thellë në ketë lum dhe vitet e fundit, i njejti mineali u zbulua gjithashtu në Mars.

Lumi Río Tinto

Përveç kësaj, Planeti i Kuq dhe Lumi i Kuq gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të gazit metan, duke bërë që shkencëtarët të besojnë se nëse do të kishte ujë në Mars, ai ndoshta do të dukej shumë si Río Tinto.
Si rezultat, astrobiologët kanë filluar ta trajtojnë Río Tinto si një laborator natyral për të provuar teknikat që astronautët mund të përdorin në identifikimin e jetës në Mars. Duke gërmuar thellë nën bazën acidike të lumit, shkencëtarët kanë gjetur një larmi bakteresh dhe mikroorganizmash, duke bërë që ekspertët të deklarojnë me besim se çdo formë e jetës në Mars ka të ngjarë të gjendet thellë nën tokë.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë