Vende dhe Udhetime

Ky është qyteti më i përshtatshëm për të jetuar

Nëse do të mund të jetoje kudo në botë, ku do jetoje? Sipas një raporti të ri tashmë ka një përgjigje praktike: Vjenë, Austri.

Ky qytet europian është emëruar qyteti më i banueshëm në botë nga ‘The Economist Intelligence Unit” për të dytin vit radhazi. Çfarë e çoi atë në krye të listës? Gjëra si niveli i ulët i krimit, transport publik cilësor, mundësitë e kujdesit shëndetësor, klima e moderuar, arsimimi i shkëlqyer dhe shtëpi të ekonomikisht përballueshme. Ai u ndoq nga vende si Melbourne në Australi, Sydney gjithashtu në Australi, Osaka në Japoni dhe Calgary në Kanada.

Edhe kultura e qytetit si ushqimi apo pijet, sportet dhe mundësitë e argëtimit, luajtqn një rol të rëndësishëm si një arsye tjetër për kushtet fantastike të të jetuarit.

Qyteti ka gjithashtu edhe një skenë të larmishme arti e cila përfshin muzeun historik Belvedere dhe galerinë Secossion, shtëpitë e veprave të artistëve të Vjenës në fund të shekullit 19-të. Në çdo rrugë ka kafene të ndryshme, si ‘Joseph Brot’ i cili është i famshëm për bukën e tij. Edhe uji me shishe, i cili vjen drejt e nga Alpet është i jashtëzakonshëm.

“Ne notojmë në liqene me ujë të pijshëm, ne shkojmë në punë me biçikleta”, tha Christina Steinbrecher-Pfandt, drejtorja artistike e eventit ‘Viennacontemporary’ për Vogue. “Mënyra se si jetojnë njerëzit në Vjenë është mënyra se si duhet të jetojë çdo njeri”.

Po Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Honolulu ishte në vendin e 22-të, Atlanta në vendin e 33-të, Pittsburgh në vendin e 34-të dhe Seattle në vendin e 36-të. New York-u ishte ulur disa vende më poshtë për arsye si mungesa e shtëpive të përballueshme, rritja e rrezikut dhe disa probleme në infrastrukturë, por përsëri mbetet qyteti me më shumë faktorë të lartë kulturor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë