Vende dhe Udhetime

Ky është Parisi, por ndoshta jo siç e njihni

Këto imazhe të mrekullueshme të vitet 1950 tregojnë rrugët e kryeqytetit francez para se të mbusheshin me turistë që valëzojnë shkopin e selfieve drejt vetes për të shkrepur foto për Instagram.

Këto foto shkrepën nga fotografi Allan Hailstone gjatë dy udhëtimeve të shkurtra, një në korrik 1955 me babain e tij dhe një tjetër me një shok kolegji në shtator 1959. Hailstone fotografoi qindra imazhe mahnitëse të Parisit, me skenat dhe arkitekturën mjaft të veçantë. Rrugët çuditshme të Montmarte, katedralen madhështore Notre-Dame dhe harkun e Triumfit.

Gjatë viteve 1950-të, Parisi i pasluftës po fillonte të ngrihej si qytet i kulturës, megjithëse shumë banorë jetonin ende në apartamente jo të përshtatshme.

Hailstone, i cili ka postuar imazhet e tij ka thënë për MailOnline Travel: "Mendoj se dallimi kryesor i Parisit ishte mungesa e turistëve. Në ditët e sotme, çmimet e lira të biletave do të thotë që çdo qytet interesant në botë është i mbushur me vizitorë. Një nga fotografitë e mia të vjetra të rrugës së famshme "Boulangerie" duket si shkretëtirë. Sot ajo rrugë është e mbushur me vizitorë, siç e pashë vitin e kaluar kur isha atje ".

Klikoni më poshtë për të parë një përzgjedhje të fotografive mahnitëse bardhë e zi të Parisit të Hailstone.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë