Kuvendi miratoi me shumicë votash shtyrjen me tre muaj të afatit të komisionit të posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës për gjetjet dhe konkluzionet, rreth raportit të Dick Marty.
Komisioni është ngritur kryesisht për të hetuar rreth bashkëpunimit dhe rolit për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.