Politike

Kuvendi shpall vakancat për KLP dhe KLGJ: Kriteret që duhet të plotësohen

Kuvendi njoftoi shpalljen e vendit vakant për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.     

Kuvendi ka përcaktuar kriteret për paraqitjen e kandidaturave ndër to edhe faktin që nuk kanë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit.

Në listën e kritereve të përcaktuara, kandidatët gjithashtu nuk duhet kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991,  një vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi, që nuk janë në konflikt interesi si dhe duhet të paraqesin një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë