Politike

Kuvendi po i kthehet normalitetit, lejohen gazetarët në sallë dhe zgjatet minutazhi i diskutimit

Konferenca e kryetarëve vendosi të martën kalimin për shqyrtim në seancën plenare të së enjtes të kërkesave të deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e tre komisioneve hetimore; zgjedhjet, inceneratorët dhe çështja “Becchetti”.

Konferenca e kryetarëve vendosi gjithashtu shtimin e minutazhit të diskutimit për çështjet e parashikuara në seancën plenare të radhës, me 60 minuta, kohë që do të ndahet në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare, sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend si dhe lejimin e gazetarëve për të ndjekur fizikisht punimet e seancës plenare, në vendin e caktuar për ta ne galerinë e sipërme të sallës plenare;  si dhe marrjes së planeve nga operatorët për një periudhë kohore deri në 5 minuta nga hapja e seancës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë