Politike

Kuvendi njofton zyrtarisht KQZ: Ahmetaj pa mandat, mungoi 6 muaj (Bici ose Ndreca në vend të tij)

Ashtu siç edhe pritej, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mbarimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Seanca e 6 Korrikut ishte e fundit kur Ahmetaj ka shkelur në Kuvendin e Shqipërisë.

Neni 71 i Kushtetutës përcakton se “mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Ky afat ka kaluar ndaj dhe, Kuvendi ka shpallur vakancën e krijuar duke njoftuar zyrtarisht KQZ-në për plotësimin.

Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ ka për detyrë të plotësojë vakancën  me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt për të njëjtën zonë zgjedhore.

Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici e cila aktualisht drejton Agjencinë e Kadastrës.

Nëse Bici refuzon mandatin, atëherë radha i kalon emrit tjetër në listë juristit Plarent Ndreca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë