Politike

Kuvendi në kaos, por Nikolla ‘siguron’ ambasadorin e BE: Po punojmë për forcimin e dialogut politik

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti në një takim Ambasadorin e ri të BE,  Silvio Gonzato, ku në sy ra një angazhim i saj, që nuk po reflektohet në mbarëvajtjen e Kuvendit. Në një kohë që seancat plenare zgjasin vetëm pak minuta dhe i vetmi angazhim që po shihet nga mazhoranca është marrja e masave disiplinore ndaj deputetëve “zhurmues”, Nikolla është shprehur në takimin me ambasadorin se Kuvendi po punon për forcimin e dialogut politik.     

“Kuvendi po punon për lehtësimin dhe forcimin e dialogut politik mes palëve, për të përballuar bashkarisht sfidat e integrimit europian, të aspekteve politike e teknike të procesit të negociatave. Bashkëpunimi mes grupeve parlamentare në Kuvend do të lehtësojë edhe avancimin dhe thellimin e reformave, modernizmin e procesit të ligjbërjes dhe rritjen e transparencës së veprimtarive parlamentare”, është shprehur ajo

“Kryetarja Nikolla dhe Ambasadori Gonzato diskutuan edhe për bashkëpunimin e Kuvendit me Parlamentin Europian dhe institucionet e BE-së për modernizimin e shërbimeve parlamentare, për të përballuar më mirë sfidat e Kuvendit për thellimin e reformave dhe procesin e integrimit europian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë