Politike

Kuvendi miraton Komisionin Hetimor për raportin e Dick Marty-t

Kuvendi ka miratuar me 83 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për raportin e Dick Marty-t, ku pretendohet pa prova se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka kryer krime lufte në territorin e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njëkohësisht nismëtar i ngritjes së këtij komisioni tha se synimi nuk është hetimi i Lulzim Bashës.

“Ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t'i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje”, tha Balla.

Synimi, sipas Ballës, është pastrimi i emrit të Shqipërisë, ndërsa për rolin e Bashës, tha ai, të vendosin shqiptarët, duke nënkuptuar 25 prillin.

"E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t'i sqarojmë", u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë