Seanca plenare e të enjtes do të mblidhet një ditë para, të mërkurën.
Arsyeja: Deputetët do të nisen për të parë hapjen e Europianit dhe ndeshjen më të afërt të futbollit që do të zhvillohet të shtunën në Dortmund mes Shqipërisë dhe Italisë.
Po ashtu Rama të dielën ka edhe takimin me shqiptarët në Dyseldorf.
Të mërkurën në rend dite është parashikuar miratimi i raportit vjetor të veprimtarisë së komisionerit për mbikëqyrjen e shërbimit civil për vitin 2023 si dhe një projektligj për disa ndryshime për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.