Politike

Kuvendi kalon me votat e PS ligjin për bastet, abstenuan Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe

Maxhoranca votoi pa bujë të enjten ligjin e basteve sportive mes bilbilave të grupit Bardhi- Berisha.

Projektligji  kaloi me 72 vota pro dhe 2 abstenim edhe pse Lindita Nikolla kujtoi në fillim të seancës se numeri i deputetëve të PS në seancë ishtë me i madh.

Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe ishin dy socialistët që abstenuan në votimin në parim.

Gjatë votimit të projektligjit kaluan edhe gjashtë amendamente që u miratuan me votat e deputetëve të PS

Fillimisht kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla lexoi amendamentet për ndryshim dhe më pas u hodh votimi në tërësi.

Ndryshimet në projektligjin për lojërat e fatit parashikojnë rikthimin e basteve sportive vetëm online,pas më shumë se 5 vitesh, nga koha kur qeveria mbylli mijëra pika fizike në të gjithë territorin.

E drejta për ta ushtruar këtë aktivitet do t’i jepet vetëm 10 operatorëve dhe përzgjedhja e tyre do të realizohet nëpërmjet një komisioni të veçantë.

Socialistët po ashtu votuan propozimin për të shpallur 22 Nëntorin, një festë zyrtare. Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të jetë ditë pushimi, duke nisur nga ky vit. Kongresi i Manastirit shënohet si ngjarja më e madhe historike e kombit tonë dhe vlerësohet për rëndësinë e tij të institucionalizimit të alfabetit të gjuhës shqipe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë